Fico për RTSH : Hapja e negociatave mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut urgjente!

Politikë | 5 vite më parë

 

Presidentin e Dhomës së Deputetëve në Itali, Roberto Fico, ka deklaruar se procesi për fillimin e negociatave mes BE dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është pjekur. Në një intervistë dhënë kryeredaktores së lajmeve në RTSh Mimoza Haxhiaj, ai tha e konsideroi urgjente hapjen e negociatave.

Intervistë me Presidentin e Dhomës së Deputetëve në Itali, Roberto Fico.

I nderuar Z.Fico, ju falenderoj që pranuat intervistën për Radio Televizionin Shqiptar. Gjatë vizitës në Tiranë, ju keni nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi midis dy parlamenteve. Ku konsiton konkretisht ky bashkëpunim midis dy vendeve?

Gjatë vizitës në Tiranë nënshkruam një protokoll shumë te rëndësishëm që forcon absolutisht dy parlamentet tona ku do të zgjidhen 5 deputetë nga pala shqiptare dhe 5 deputetë nga pala italiane, këta deputetë do të punojnë së bashku për shumë tematika të rëndësishme duke përfshirë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga sot raportet tona forcohen edhe më shumë, në disa aspekte si ajo e integrimit evropian për sigurinë.

Kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz ka deklaruar nga Berlini se nëse deri në muajin qershor nuk do të hapen negociatat mes BE-se dhe Shqipërisë, qeveria shqiptare do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut. A e mbeshtet Italia shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut?

Pas 24 shkurtit unë besoj se bota ka ndryshuar dhe këtë duhet ta kuptojnë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian nga Bullgaria deri në Francë. Ballkani Perëndimor është kthyer në një pikë të rëndësishme gjeopolitike për Bashkimin Evropian dhe të gjithë duhet ta kuptojnë këtë. Kështu që sot une mendoj se procesi për fillimin e negociatave është pjekur si me Maqedoninë e Veriut ashtu edhe me Shqipërinë . Por është një çështje që duhet të marrë zgjidhje brenda Unionit. Unë besoj se sot koha është që kjo të bëhet sa më parë, kjo është rruga që duhet të ndjekim për të ecur dhe është një rrugë urgjente.

Të gjithë kemi përshtypjen se ka përçarje të thella në politikën evropiane. Çfarë mendoni ju?

Që politika europiane ashtu si dhe në të gjitha politikat ka edhe thyerje të thella. E rëndësishme

është që objektivat politike të rivendosen pak, Lufta në Ukrainë e bën Europën në këtë moment edhe më të bashkuar për objektiva të rëndësishme politikë. Besoj se ka pika themelore duke përfshirë një politikë të jashtme evropiane që është një riorganizim i vërtetë i sigurisë dhe një politikë energjetike e denjë për emrin që mund të karakterizojë të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Lufta në Ukrainë e ka izoluar qartë Rusinë nga pjesa tjetër e Evropës. A mendoni se herët a vonë lidhjet me Rusinë do të rivendosen?

Në këtë moment plagët janë shumë të mëdha ndaj rivendosja e tyre menjëherë nuk ka dyshim se do të jetë e vështirë, por pikën që duhet ta kuptojmë të gjithë dhe që duhet të arrijmë paqen, kam kohë që kërkoj një konferencë ndërkombëtare për paqen. Sepse qëllimi ynë është që armëpushimi të ruajë të gjithë popullsinë dhe të jetë në gjendje të arrijë paqen, e ardhmja do të ndërtohet nga ajo paqe duke filluar nga të drejtat e popullit ukrainas.

Italia është partneri i parë trgetar dhe një nga donatorët kryesorë të Shqipërisë . Si e shihni ju bashkëpunin ekonomik me Shqipërinë ?

Është një bashkëpunim ekonomik absolutisht i rëndësishëm, ne jemi partnerët e parë tregtarë me Shqipërinë, por duhet të forcohet dhe jam i bindur që duhet të forcohet në investime.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme