Kryeministri Rama nis vizitën në Azerbajxhan dhe Turqi, axhenda e takimeve

Kryeministri Edi Rama nis sot vizitën zyrtare dy ditore në Azerbajxhan dhe Turqi. Zyra e shtypit të Kryeministrisë ka zbardhur axhendën e kreut të qeverisë. Pas fluturimit të posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”, kryeministri Rama do të zhvillojë më pas një takim tet a tet me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, takim ky që do të mbahet në orën 13:40.
Më pas, kreu i qeverisë shqiptare do të vizitojë memorialin e varrezave të dëshmorëve dhe më tej do të zhvillojë dy takime bilaterale, një me kryetaren e Kuvendit të Azerbajxhanit Sahiba Gafarova dhe tjetrin me homologun Ali Asadov.
Ditën e nesërme, Kryeministri Rama do të fluturojë drejt Stambollit ku do të takohet me përfaqësuesit e kompanisë “Tubitak”.
AXHENDA
E enjte, 14 prill
07.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit ndërkombëtar “Heydar Aliyev”
13.40 – Takim tet-a-tet me z. Ilham Aliyev, President i Republikës së Azerbajxhanit
6.00 – Vizitë në memorialin e varrezave të dëshmorëve
16.30 – Takim bilateral me znj. Sahiba Gafarova, Kryetar i Kuvendit të Republikës së
Azerbajxhanit
18.00 – Takim bilateral me z. Ali Asadov, Kryeministër i Republikës së Azerbajxhanit
E premte, 15 prill
11.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit të Stambollit
13.30 – Takim me përfaqësues të kompanisë “Tubitak”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




