Miratohen ndryshimet në statutin e PS

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka propozuar që Partisë Socialiste t’i shtohen tre anëtarë të tjerë duke bërë publike emrat e rinj që janë propozuar për detyrat e reja pas ndryshimit të statutit të partisë.

Mësohet se Eridjan Salianji është propozuar Sekretar për çështjet ligjore dhe zgjedhore, ndërsa Blerina Gjylemeti Sekretare për Organizimin. Larter Duraj propozohet Sekretar për Emigracionin.

Teksa prezantonte detyrat e reja, Rama tha se nuk mund të ndodhte në parti që të zgjedhurit të mbroheshin nga persona që janë detyra të rendësishme në parti, ndërkohë që pjesa tjetër që përballet me qytetarët të mbetet jashtë.

“Për çështje që kanë të bëjnë me riorganizimin e brendshëm dhe punën e partisë, mendova se do më duroni dhe një herë tjetër. Sic dhe ju e keni parasysh, në Kongresin e mëparshëm kur bëmë zgjedhjen e kryesisë dhe sekretariatit, e lamë që do ti lihej një kohë dhe më pas do të bëhej votëbesimi, kështu që besoj sot që pasi të mbyllet çështja e parë, të gjithë sekretarët e PS do të paraqesin materialin e tyre për të marrë votëbesimin me përjashtim të sekretares së rinisë sepse është shkëputur për një kohë të gjatë për arsye familjare dhe e kemi mirëkuptuar.

Së bashku me sekretarin e përgjithshëm dhe me propozim të tij, unë jam dakord që t’i propozojmë kongresit që të kemi dhe 3 sekretarë të tjerë, një për koordinimin, e kemi pasur në struktura të mëparshme, detyrë që kërkon t’ia delegojë Blerina Gjylametit, një për çështjet zgjedhore që dëshiron t’i besohet Eridjanit që e njihni të gjithë se ka gjithë jetën që është militant i spikatur i luftërave në tryezat e zgjedhjeve dhe një sekretar për emigracionin, detyrë të cilën duam t’ia besojmë Laertit, i cili është edhe shumë i lidhur me zonën andej se ka dhe ritualet e kecave andej.”

Para Ramës, ishte Blendi Klosi ai që prezantoi ndryshimet në statut. Klosi tha se statuti parashikon ngritjen e një zyre për të komunikuar direkt me qytetarët.

“Të krijojmë një zyrë të hapur për të mbledhur opinion të qytetarë, por të ketë të dhëna të PS, punë me database, për të krijuar bashkëjetesën e nevojshme.

Eshtë një ndryshim tjetër i paraqitur. Krijimi i një sekretari ekzekutiv në 61 bashki, përfaqësues i komunitet të PS në zonë.

Grupimi tjetër ka të bëjë me një reformë për të afruar votën e emigrantëve.  Ps nuk mundtë jetë e kufizuar vetëm brenda territorit, statuti i ri na krijon më shumë hapësira për të krijuar në këto degë të PS, jo vetë të mbajnë lidhej me partinë e PS por të furnizohen edhe me ne njerëzit që duan të marrin pjesë në votime në Shqipëri.

Dimensioni politik, trajnim me çfarë duhet ët punojmë diskutojmë me njerëzit. Në këtë statut, ta përmbledhim ta bëjmë një libër parimesh që ti rezistojë jetëgjatësisë të partisë, por edhe të përgatisë për të pasur rezultat me të forta, duhet ti japim votën statutit të paraqitur”, tha Klosi.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme