Këshilli i Mandateve/ Kryeparlamentarja Nikolla i përgjigjet deputetëve të PD: Bllako e dorëzoi mandatin

Politikë | 5 vite më parë

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, i është përgjigjur deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kërkuan që mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e çështjes së Alqi Bllakos të zhvillohet.

Nëpërmjet një  shkrese zyrtare, kryeparlamentarja sqaron se deputeti dorëzoi vetë mandatin dhe për këtë arsye mbledhja nuk është mbajtur, pasi s’ka objekt shqyrtimi. Kërkesa e deputetëve të PD erdhi pasi Nikolla njoftoi se mbledhja është anuluar për shkak se Alqi Bllako dorëzoi mandatin.

Mbledhja e Këshillit të Mandateve/ Nikolla i përgjigjetMbledhja e Këshillit të Mandateve/ Nikolla i përgjigjet


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme