Berisha sfidon Alibeajn: Do jem i pari në mbledhjen e grupit të PD

Zhvillimet në PD duket se vijojnë të jenë ende kontradiktore. Sipas një njoftimi, pasditen e sotme pritet mbahet mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, thirrur nga kryetari i komanduar, Enkelejd Alibeaj.
Në mbledhje janë ftuar të gjitha deputetët, përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilit, për shkak të shpalljes “non grata“ nga SHBA, nuk i është komunikuar pjesëmarrja nga kryetari në detyrë i PD-së. Por Berisha, i pyetur nëse është njoftuar për mbledhje, tha se do të jetë i pari që do të shkojë në mbledhje.
“Do jem i pari që do të shkoj në mbledhjen e grupit parlamentar.”- deklaroi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




