PD: Anulimi i mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për deputetin Bllako, “anti-Kushtetues”

PD e ka konsideruar anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, për deputetin socialist, Alqi Bllakon, si “anti-Kushtetues”. Kryetari në detyrë i PD, Enkeleid Alibeaj, shprehet se është Këshilli që vendos dhënien e autorizimit, ose jo, pra heqjen e imunitetit ose jo. “Pa këtë përgjigje ka një mungesë, një mangësi. Nuk ishte e habitshme fakti që do anulohej mbledhja e Këshillit, duke iu bërë pengesë drejtësisë, se gelët pa përgjigje kërkesa e SPAK, është e drejta e tij që të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë deputetët për t’u shprehur për kërkesën e SPAK”, thekson Alibeaj.
“SPAK ka kërkuar me shpresë ‘heqjen e imunitetit’ për Bllakon. SPAK në datë 29 mars, kërkesë për dhënie autorizimi për arrestimin e Bllakos. Kjo është një kërkesë brenda kornizës procedural. Pas kësaj kërkesë ka pasur nga kryetarja e Kuvendit për mbledhjen e Këshillit, sot ora 18:00, në mënyrë të habitshme, edhe për ne deputetët, anëtarë të Këshillit të Mandateve, në e-mail, ku erdhi një njoftim, sipas së cilit Kuvendi në mënyrën më anti- ligjore, u vendon anulimi i mbledhjes. E çuditshme, në shkelje të Kushtetutës e rregullore. Është Këshilli që vendos dhënien e autorizimit, ose jo, pra heqjen e imunitetit ose jo. Pa këtë përgjigje ka një mungesë, një mangësi. Nuk ishte e habitshme fakti që do anulohej mbledhja e Këshillit, duke iu bërë pengesë drejtësisë, se gelët pa përgjigje kërkesa e SPAK, është e drejta e tij që të japë dorëheqjen, por kjo nuk ndikon në detyrimin që kanë deputetët për t’u shprehur për kërkesën e SPAK. 5 deputetë të opozitës kanë paraqitur një kërkesë të protokolluar, që ka këtë objekt “kërkesë për thirrjen e Këshillit të Mandateve”, tha Alibeaj.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




