Rama: Përballuam sfidën e një tragjedie si pandemia, do të përballojmë edhe krizën energjitike!

Teksa publikon një video në Facebook Kryeministri Edi Rama shprehet se falë angazhimit dhe vetëmohimit të stafit u arrit të përballohej sfida e pandemisë së COVID-19.
Rama është ndalur edhe tek kriza energjetike si pasojë e luftës në Ukrainë, për të cilën shpreh bindjen se me të njëjtin vullnet e durim do ta përballohet dhe kjo krizë.
“Dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë!”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




