Rezultatet e 6 marsit provokojnë mosmarrëveshje në PD

Politikë | 5 vite më parë

Rezultati i zgjedhjeve vendore të 6 marsit, ka krijuar mosmarrëveshje dhe debate në Partinë Demokratike të opozitës, e cila në këto zgjedhje u rendit e treta pas grupimit “Shtëpia e Lirisë”. Kryetari i PD Lulzim Basha, i konsideroi anormale këto zgjedhje, duke vënë në dukje se pjesmarrja e ulët, dëshmoi mos-interesin për këtë proces. Sipas tij, në votime shkoi vetëm administrata.
Por disa orë më vonë, nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, kërkoi mbledhjen urgjente të forumeve të larta të partisë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj evidenton: 
“Ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshem”- shprehet Gjekmarkaj, i cili bëhet në këtë mënyrë, i pari zyrtar i lartë që pranon publikisht humbjen në të 6 bashkitë e vendit, në zgjedhjet e së dielës. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme