Flet pas fitores në Vorë Blerim Shera: Fokusi im rindërtimi i qytetit!

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i ri Bashkisë së Vorës, Blerim Shera, i dalë nga zgjedhjet e zhvilluara më 6 mars, ndërsa i ka falenderuar për votat bashkëqytetarët e tij,  tha se fokusi kryesor i tij është  procesi i rindërtimit.

Vora ka qenë një nga Bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 kujtoi Shera. “Do fokusohemi te puna e lënë për gjysmë. Prioriteti i parë është procesi i rindërtimit. Bashkia e Vorës është një nga bashkitë më të goditura nga tërmeti. Në këtë garë fitoi qytetaria. Në të gjithë qendrat procesi ka qenë i qetë dhe i rregullt” tha ai.

PS fiton Bashkinë e Vorës me shumicë dërmuese, “Shtëpia e Lirisë” u rendit e dyta dhe kandidati i PD i fundit. Pjesmarrja ishte rreth 30 përqind.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme