Gjiknuri: PS do pranojë çdo rezultat të votimeve të së djelës

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri përshëndeti komisionerët në zgjedhjet e pjesshme lokale të së dielës, për mbarëvajtjen e procesit të votimit.
Pak pas mbarimit të votimeve ai tha se qytetarët patën të drejtën për të ushtruar vullnetin e tyre, ndërsa tani është radha e numëruesve të votave të tregojnë se cili është vullneti i popullit.
Zoti Gjiknuri u shpreh i bindur në fitoren e PS, por tha se partia e tij është e gatshme të pranojë çdo rezultat. “Ne jemi ajo parti që e kemi pranuar gjithë rezultatin” tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




