Durrës, përfaqësues të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” akuza për fotografim vote
Përfaqësues të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” kanë ngritur pretendimet se në mjediset e shkollës “Neim Babameto”, aty ku ndodhen shumë qendra votimi janë angazhuar punonjës të policisë bashkiake që bëjnë presion dhe fotografojnë kartat e identitetit të votuesve.
Oerd Bylykbashi thotë se policia nuk po merr masa për t’i larguar personat në fjalë. Nga ana tjetër, Jamarber Mallezi pretendon se një vajzë që është përfaqësuese e PS-së, fotografonte kartat e identitetit. Policia ka marre dëshmitë tek Kryetari dhe nënkryetari i qendrës së votimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




