PS: Problematika e PD-së për të gjetur komisionerë në Vorë nuk është shkelje e ligjit

Politikë | 5 vite më parë

Për PS, pretendimet e PD-së, lidhur me situatën që u krijua në Vorë, në garën për kryebashkiak, është ligjërisht e zgjidhur dhe s’ka asnjë bazë për padi penale. Përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji, në një prononcim për mediat, hodhi poshtë pretendimet e PD, se “PS dhe LSI po bllokojnë procesin e votimit në Vorë”.

Sipas Salianjit, problematika e PD-së për të gjetur komisionerë ka krijuar ngërçin, i cili ligjërisht është i zgjidhur, pasi qendrat e votimit kanë kuorumin e nevojshëm për të vijuar procesin.

“PD ngre një problem mbi emërimin e anëtarëve. PD ka detyrimin ligjor t’i çojë pranë KZAZ-së banorë të bashkisë Vorë. Problematika e PD-së për të gjetur komisionerë nuk është shkelje e ligjit. Edhe në momentet që flasim PD ka detyrimin të paraqesë komisionerë dhe të ushtrojë detyrimet që i jep ligji për të organizuar procesin e votimit me anëtarët. Nuk e di për çfarë arsye ka ardhur kjo mungesë komisionerësh, për shkak të pamundësisë për t’i gjetur apo për të bërë pis procesin. Ne na intereson procesi dhe tashmë procesi është një proces ligjor pasi është miratuar kuorumi me 5 anëtarë”, tha Salianji.

Sipas tij, padia e ngritur nga PD është pa baza ligjore ndërsa shtoi se e vetmja që ka thyer ligjin është nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila në prononcimin e saj nga Vora, i bëri thirrje qytetarëve të votojnë, duke thyer heshtjen zgjedhore.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme