Komisioni Hetimor për Inceneratorët, debate të ashpra në seancat dëgjimore

Kanë vijuar me debate të ashpra seancat dëgjimore në Komisionin Hetimor për Inceneratorët.
E para që dëshmoi ishte ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit për inceneratorin e Tiranës, Valbona Ballgjini e cila tha se është pyetur nga SPAK dhe nuk mund të jap asnjë detaj për shkak të sekretit hetimor.
Nga ana tjetër kryetarja e komisionit Jorida Tabaku tha se mos dëshmimi në komision vepër penale.
Po ashtu edhe dëshmia e kryetares së bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është shoqëruar me përplasje, teksa kjo e fundit tha se venddepozitimi i Porto Romanos ishte kthyer në një gangrenë 30 vjeçare dhe depozitimi i mbetjeve në landfillin e Sharrës i dha fund emergjencës mjedisore në qytet.
Kryetarja e Bashkisë Durrës është larguar nga mbledhja pas debateve, ndërsa anëtarët demokratë njoftuan se do të depozitojnë një padi ndaj saj pasi ka refuzuar të dëshmojë e të përgjigjet.
Po ashtu, ka dëshmuar edhe ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili është shprehur se ka qenë kundër projektit të Inceneratorit të Elbasan.
“Është paraqitur një projekt vendim. Për tre arsye kam qenë kundër. E para e kemi thënë se nuk jepen argumente financiare. Pra u themi që ju nuk jeni bazuar në ligj lidhur me koncesionit dhe Prokurimet private. Projekt vendimi në dijeni time nuk është miratuar. Koha ecte. Jam i kufizuar në të folur se ishte emergjencë mbledhja e mbeturinave, kjo ka sjellë që gjërat të mos presin. Se do i merrte rutina. Por nuk flas dot më në atë kohë. E treta ka qenë ajo firma se kush është juridike dhe financiare. Për të përmbushur hesapet e veta.”, u shpreh Cani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




