Tabaku u denoncua në SPAK, Basha: Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë

Politikë | 5 vite më parë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e PS-së, për të denoncuar në SPAK Kryetaren e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabakun me argumentin se ka takuar kreun e SPAK, Arben Krajën.

Basha deklaron se e gjithë kjo po bëhet për të hequr vëmendjen nga puna e madhe që ka bërë Jorida Tabaku, ndërsa shton se PD do të vazhdojë punën për të zbuluar gjithçka për korrupsionin me inceneratorët.

“Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur punën për të zbuluar gjithçka, deri në fund.

Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milionë euro.

Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për t’u frikësuar.”, -thuhet në reagimin e Bashës.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme