PD, tryezë me ekspertët për Reformën Territoriale

Partia Demokratike zhvillon sot tryezën e konsultimeve me ekspertë për Reformën Territoriale. Të pranishëm në këtë tryezë janë edhe qytetarë, si dhe kreu i PD, Luzlim Basha.
Sekretari për Pushtetin Vendor në PD, anëtar i grupit të punës për Reformën Territoriale, Roland Bejko, tha se kjo reformë ka nevojë urgjente për analizë dhe për rishikim. Ai tha se PD do të nis një tur konsultimesh me qytetarët në 12 qarqet e vendit, teksa ka renditur një sërë problematikash që ka shkaktuar reforma aktuale territoriale.
“Reforma Territoriale është një nga reformat e rëndësishme për Shqipërinë. Partia Demokratike e ndërmori këtë iniciative mbështetur mbi reagimet e shumta të qytetarëve, raporteve të institucioneve të huaja, konkluzioneve të KLSH, progres raporteve të BE. Të gjithë bien dakord që kjo reformë ka nevojë urgjente për një analizë dhe për një rishikim. Kjo reformë nuk ka reflektuar parimet e kartës evropiane. Kjo reformë centralizoi edhe më shumë pushtetin vendor. U rrit varësia dhe kontrolli nga qeveria. Largimi i qytetarëve nga zonat rurale ka qenë fenomeni më negativ. Për bujqësinë nuk bëhet fjalë fare. PD ka vendosur të zhvillojë një tur të gjerë për konsultimesh me qytetarët në 12 qarqe. Në këtë sallë janë edhe vetë qytetarët, që do të shprehen se si e shikojnë reformën territoriale dhe vetëqeverisjen vendore”, tha Bejko.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




