Konstituohet Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, afati është 3 mujor

Politikë | 5 vite më parë

Pesë ditë pas miratimit në Kuvend, Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është duke zhvilluar sot mbledhjen e parë. Sipas rendit të ditës, pas konstituimit të Komisionit dhe prezantimit të anëtarëve, bëhet deklarimi i qëllimit të ngritjes, përcaktimi i detyrave të Komisionit, shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së brendshme, zgjedhja e Sekretarit të Komisionit, vlerësimi i të dhënave paraprake si dhe përcaktimi i mbledhjes së radhës. Më 30 shtator, PD dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor, ndërsa zgjedhjet e 25 prillit, më shumë se një herë,  i kanë quajtur ‘masakër zgjedhore’, duke pretenduar se procesi ka patur shumë pa rregullsi. Ndërkohë, me 123 vota pro, Kuvendi miratoi më 14 tetor ngritje e  Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Përbëra e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 5 prillit

1.  Enkelejd Alibeaj    Kryetar                  PD 
2.  Toni Gogu             Zëvendëskryetar   PS
3. Klotilda Bushka      anëtare                 PS
4. Blerina Gjylameti    anëtare                 PS
5. Aurora Mara           anëtare                  PS
6. Klevis Xhoxhi         anëtar                     PS
7. Nasip Naço            anëtar                     PS
8. Petro Koçi              anëtar                     PS
9. Bardhyl Kollçaku    anëtar                     PS
10.Gazmend Bardhi   anëtar                     PD
11. Oerd Bylykbashi   anëtar                     PD
12. Ferdinand Xhaferraj      anëtar            PD 
13. Ervin Salianji         anëtar                     PD 
14. Kreshnik Çollaku   anëtar                     PD 
15. Petrit Vasili            anëtar                      deputet i pavarur

1. Xhemal Qefalia       anëtar zëvendësues   PS
 2. Etjen Xhafaj           anëtar zëvendësues    PS 
3. Arbi Agalliu              anëtar zëvendësues    PD
4. Lindita Metaliaj        anëtare zëvendësuese  PD


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme