CNN: Bie rrjeti i komunikimeve të klasifikuara të larta të sigurisë kombëtare të SHBA-së

Rrjeti shumë i klasifikuar që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) e përdor për komunikimet e saj të brendshme është jashtë funksionit, sipas gjashtë personave të informuar për çështjen, transmeton CNN.
Ky rrjet, i njohur si NSA Net, u lejon punonjësve të agjencisë të shkëmbejnë informacione të klasifikuara brenda institucionit. Sipas burimeve, deri tani nuk ka asnjë provë që bëhet fjalë për një sulm kibernetik.
Ndërsa NSA po punon për të kuptuar shtrirjen e problemit, ajo ka vendosur orare të shkallëzuara të ardhjes në punë për personelin, thanë burimet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




