Basha: SPAK të bëjë vettingun e politikanëve

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, kryetari i partisë Lulzim Basha, ka dalë në një deklaratë për mediat.
“I uroj punë të mbarë Komisionit Hetimor për 25 prillin, në zbardhjen e kësaj masakre, si një parakusht në kthimin e vendin në shinat e demokracisë dhe legjitimitetit, që lidhet me mirëqenie, me rrogat e shqiptarëve me fatet dhe sigurinë. Grupi i PD ka miraruar sot vendimin për të depozituar amandemantet kushtetuesue për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, amendamentin për vettingun e politikanëve. SPAK të marrë përsipër evidentimin një për një të çdo deputeti, kryebashkiaku, ministri, kryeministri, kreu i shtetit, për lidhjet me krimin, pasuritë, për personat vetë, familjarët dhe ortakët e tyre, Dhe hapja e rrugë së reformës territoriale”, tha zoti Basha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




