Rama i përgjigjet shkurt Bashës: Nuk prisja më shumë nga ti! Ishe përsëritës

Kryeministri Edi Rama, i’u kundërpërgjigj shkurt akuzave të Lulzim Bashës në Kuvend. Zoti Rama e akuzoi liderin e opozitës se lexoi një fjalim të vjetër, të marrë copy-paste nga fjalimet e fushatës.
“Do të isha i pavërtetë nëse do të thosha që prisja më shumë. Sinqerisht si mund të vihet të flitet në emër të opozitës në këtë moment që ju e quajtët shumë të rëndësishëm, me një fjalim që treçerekun e ke copy-paste nga fjalimet e fushatës, ca të tjera të shtuara nëpër të. Ishe përsëritës, mbase nga stresi. Nuk është kjo koha që unë të përgjigjem deri në fund, kështu që unë këtu ndalem”, tha Rama.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




