Sherri në Kuvend, Ahmetaj flet nga vendi për të shmangur përplasjen me opozitën në foltore

Pas pezullimit 5 minutësh ka rinisur sërish seanca plenare në Kuvend. Për të shmangur përplasjen në foltore, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e mori fjalën nga vendi.
“Do jemi një vend me fëmijë fluent në anglisht. Kampion rajonal në turizëm, me zero taksa për biznesin e vogël. Vizioni ynë është të çojmë Shqipërinë në një nivel tjetër në mandatin e tretë qeverisës
Një Shqipëri e fortë, me shtet të fortë. Vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet në botë. Do e nisim mandatin duke u rimëkëmbur nga tërmeti dhe pandemia. Pavarësisht tërmetit dhe pandemisë, pati një rritje me mbi 6 mijë të punësuar”, tha Ahmetaj, të cilit Nikolla i ndërpreu fjalën pasi i përfundoi koha në dispozicion.
Mungesa e kryministrit Edi Rama u bë shkak për përplasjet në parlament. Kryedemokrati Lulzim Basha refuzoi të flasë pa praninë e kryeministrit dhe kjo çoi në ndërprerjen disa herë të seancës parlamentare. Kryeministri i dërgoi një sms kryeparlamentares Nikolla, ku njoftonte se do ishtet I pranishëm në parlament në 17:00, por kanë kaluar mbi 40 minuta dhe nuk ka mbërritur ende, duke shkelur edhe afatin e vendosur nga vetë ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




