Negociatat, Rama : Sot Shqipëria është gati të ulet në tryezë me BE për çeljen e negociatave

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama gjatë paraqitjes së programit të qeverisë së tij të re në parlament, ka prekur edhe çështjen e çeljes së negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. “Sot Shqipëria as nuk diskutohet më nga askush që është gati të ulet në tryezë me BE për çeljen e negociatave” tha zoti Rama. 
Sipas tij negociatat janë peng i problemeve të BE. “Kjo nuk ndryshon asgjë në përpjekjen tonë për të ecur përpara dhe për t’i përmbushur të gjitha kushtet që Shqipëria të jetë këtu në Shqipëri për shqiptarët një shtet i standardeve të Bashkimit Europian” tha zoti Rama. “Se kur hapet konferenca dhe se kur mbyllet konferenca, kjo nuk është në dorën tonë dhe nuk është çështja jonë” shtoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme