Rifillimi i hetimeve për dosjen e “21 janarit”, reagon Balla: Drejtësia vonon, por nuk harron

Pas lajmit se kanë rifilluar hetimet për dosjen e “21 janarit”, ka reaguar kreu i grupit socialist Taulant Balla, i cili shkruan se historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon, por nuk harron. Zoti Balla shkruan se drejtësia e re është si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit
“Krimi shtetëror i 21 Janarit ku u vranë në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” katër shqiptarë të pafajshëm, hyn ndër ato raste përmes të cilave historia u ka mësuar popujve se drejtësia vonon, por nuk harron. Drejtësia e Re, si një shpresë e çlirimit të drejtësisë së vjetër nga kapja e politikës dhe e korrupsionit, duhet t’i shkojë deri në fund 21 janarit me ndërshkimin e urdhëruesve dhe të ekzekutorëve”, shkuan Balla.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




