Zgjedhjet në PD, Fatbardh Kadilli dorëzon kandidaturën për kryetar të PD

Politikë | 5 vite më parë

Fatbardh Kadilli është zyrtarisht në garë për kryetar të Partisë Demokratike. Këtë të premte ai dorëzoi kandidaturën në selinë blu. Për mediat, Kadilli deklaroi se ky është një moment shumë i rëndësishëm për PD-në. Sipas tij, gara është asimetrike, por ndihet superior ndaj Bashës. “Është një moment i rëndësishëm për PD. Ka shumë ngarkesë, emocion të shumëfishtë, është moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike. Kryetari në detyrë, nuk del as nga zyra, dhe ka në dispozicion me mjetet që ishin menduar përballë kryeministrit Edi Rama. Përballë simetrisë morale, ndihem shume herë më superior para tij. Vij në këtë garë duke u ballafaquar me vlerat, pastërtia, integriteti politik, përvoja, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite në PD për të qenë luajal me këtë parti. Jam njeri që e mbaj fjalën, kam kontribuar, nuk kam tradhtuar kurrë PD. Skam tradhtuar kurrë asnjë nga demokratët dhe s’do e bëjë. Për të ringritur PD, për ta bërë të hapur dhe fituese.” tha Kadilli.

Në mbledhjen e Kryesisë që pritet të mbahet të dielën pasdite do të shqyrtohen kandidaturat për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, sikundër kriteret e tyre bazuar në rregulloren e Komisionit Zgjedhor.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme