Spiropali për Berishën: “Nuk e nisi keq, por iu ngatërruan këmbët dhe u rrëzua rrugës! Shqipëria si ka më asnjë borxh!”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Paralamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas vendimit të SHBA për të shpallur “Të padëshirueshëm” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij. “Dënimi kapital i Sali Berishës, nuk më lumturoi. Por përkundrazi prodhoi keqardhje të thellë, që tmerre dhe turpe të tilla kanë ndodhur në vendin im. Ndjeva keqardhje që lajme për ish-presidenti dhe kryeministri dhe familjen e tij mbushën botën” tha zonja Spiropali në seancën parlamentare të enjten.
Duke kujtuar të kaliarën e Berishës, ajo tha se “Ai hyri në vendin e tij me vendosmërinë e një shqiponje, por po del si korbat e zinj”. “Keqardhje që karizmën e tij të lindur prej lideri Sali Berisha nuk e përdori për të bashkuar dhe për të shpërndarë palët, por për të futur plagët e përçarjes! Keqardhje që nën hyqmin haxhi-saliniste të tij, asnjë drejtues biznesi nuk mbajti përgjegjësi për Gërdecin apo 4 vrasjet në bulevardi. Ndeva keqardhje që përveç bëmave të Sali Berishës sillen në vëmendje ato që ka bërë, aleati më i madh dihet se kush është. Për të paguar mediat, apo përdorimi i parave të korrupsionit dhe gjakut në kanale dhe portale ku mbizotëron gjuha e urrejtës” tha zonja Spiropali.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Paralamentin komentoi dhe reagimin e kreut të PD në opozitë Lulzim Basha. “Reagimi i Lulzim Bashës që s’po di nga t’ia mbajë dhe reagimi i PD që s’po gjen derman, ishte për të qeshur. Ata që nuk kanë lënë njeri pa sharë, sot duan prova për vendimin e shpallur” tha zonja Spiropali, duke shtuar se “Vetë reagimi i Bashës që duket se është i shkruar me bojën e Berishës”.
Për ministren e qeverisë socialiste “Lufta frontale ndaj pandëshkueshmërisë është pa kthim. Me fatet e vendit nuk bëhet shaka. Kambana ra për të gjithë. Nuk mund të jesh edhe lider edhe makut. Berisha nuk u shkëput nga mendësia. Ai kultivoi dukuritë më katastrofike. Nuk e nisi keq, por iu ngatërruan këmbët dhe u rrëzua rrugës! Shqipëria si ka më asnjë borxh!” tha zonja Spiropali.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




