Miroslav Lajçak takon Ramën: E përgëzova për fitoren në zgjedhje

Politikë | 5 vite më parë

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka takuar në Bruksel kryeministrin Edi Rama. Në një shënim në mediat sociale, Lajçak thotë se e ka uruar kreun e qeverisë për fitoren në zgjedhje. Më tej ai shton se është diskutuar mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“Mirë, që u takova përsëri me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Unë e përgëzova atë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje dhe diskutova mbi zhvillimet e fundit rajonale dhe rolin e BE-së në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Lajçak.

Më herët Lajçak zhvilloi edhe një takim edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Lajçak teksa ka zbardhur detaje nga biseda me Kurtin, u shpreh se është i lumtur që takoi kryeministrin kosovar, për të vazhduar diskutimin në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun mes Kosovës e Serbisë.

“Në margjinat e darkës joformale të Ballkanit Perëndimor sot, unë isha i lumtur që u takova me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për të vazhduar diskutimet tona në lidhje me hapat e ardhshëm në dialog”, shkruan Lajçak.

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka mbërritur në Bruksel, ku në fokus do të jetë vizita për çështja e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo vizitë e Ramës vjen pasi do të mblidhen liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune, të thirrur nga Borrell. Në takim kryesisht do të jenë kryeministrat e vendeve të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme