Dekretimi i ish ministrit Cakaj, Rama dhe Meta përballen në Gjykatën Kushtetuese

Politikë | 5 vite më parë

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta do të përballen të martën  në seancë plenare në Gjykatën Kushtetuese. Seanca do të zgjidhi mosmarrëveshjen e kompetencave ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë dhe Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për dekretimin e ish-ministrit Gent Cakaj, të cilin presidenti Meta nuk e dekretoi. Zoti Rama ka kërkuar interpretimin kushtetues të nenit 98, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Presidenti këmbënguli se e drejta e Kreut të Shtetit është të vlerësojë kandidaturat dhe jo vetëm t’i firmosë ato. Më pas kryeministri Rama u detyrua të mbajë vetë edhe postin e kryediplomatit të vendit. Për shkak të masave në fuqi nga  pandemia e covid19  , seanca do të kryhet pa praninë e publikut.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme