Emisioni “Përballë”, Nishani: PD duhet të vazhdojë rrugën e bojkotit

Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, por ka përjashtuar mundësinë e bojkotit të Parlamentit. Për ish Presidentin, Bujar Nishani, ky qëndrim i demokratëve është i pakuptimtë. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Nishani tha se PD duhet të vazhdojë rrugën e bojkotit.
“Nuk i njohim zgjedhjet, por hyjmë në parlament. Kjo është një tezë e pakuptimtë sepse nëse ti nuk i njeh zgjedhjet, atëherë bën atë që bëre pak vite më parë, refuzon marrjen e mandateve. Humbja është e njohur se po thuhet do shkojmë në parlament. Kjo do te thotë që e ke pranuar rezultatin. Që do të thotë ka pasur manipulime, por jo që të ndryshojnë këtë rezultat.” – tha Nishani.
Nishani ndau rezerva edhe për strukturat e mbrojtjes së votës nga ana e PD, duke thënë se ato kthehen në bumerang.
“Janë mekanizma që nuk funksionojnë. Ndërtimi i mekanizmave të tillë paralel nuk mund të jenë funksional për opozitën. Opozita nuk ka polici dhe nuk komandon policinë, nuk ka prokurori dhe nuk komandon prokurorinë. Mund ti ndërtosh formalisht, por të kthehen në bumerang.” – tha Nishani në “Përballë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




