Deputetët socialistë nisin mbledhjen e firmave për shkarkimin e Presidentit

Grupi parlamentar socialist ka nisur mbledhjen e firmave për të mbështetur propozimin e shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Paraditen e sotme deputetëve socialistë i ka mbërritur një mesazh ku thuhet:
“Bazuar ne disa shkelje te renda te Kushtetutës sipas parashikimeve te nenit 90, nga ana e Presidentit Ilir Meta përpara dhe gjate fushates zgjedhore, ne konsultim me Kryesine e Grupit Parlamentar kemi vendosur te inicijojme Proceduren e Shkarkimit te Presidentit te Republikes. Per kete qellim ju lutem siguroni prezencën tuaj pranë Zyres se Grupit Parlamentar per te firmosur PROPOZIMIN PER SHKARKIMIN E PRESIDENTIT.”
Vendosmërinë për shkarkimin e presidentit e ritheksoi edhe një ditë më parë kryeministri Edi Rama i cili tha se nuk do të humbet kohë dhe se parlamenti aktual do të shkarkojë presidentin. /TCH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




