Balla: Pas numërimit të votave nis procedura për shkarkimin e Metës!

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha sot se askush s’ka pritur që presidenti Ilir Meta të mbajë fjalën për dorëheqjen. Reagimi i tij vjen  pas deklaratës së Presidencës, që njoftoi se Ilir Meta nuk do të dorëhiqet, pas fitores së PS. Përmes një statusi në Twitter, Balla paralajmeron se sapo të mbarojë procesi i numërimit, mazhoranca  do të nisin procedurat për largimin e tij. “Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit!”, shkruan Balla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme