Xhaçka: Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e marrë nga NATO, për tërheqjen e trupave nga Afganistani!

Politikë | 6 vite më parë

Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e marrë nga NATO, për tërheqjen e trupave nga Afganistani. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e jashtme Olta Xhaçka pas takimit të posaçëm të ministrave të jashtëm e të mbrojtjes të NATO. “Në emër të qeverisë shqiptare, konfirmova se Shqipëria mbështet plotësisht vendimin e marrë nga NATO, për tërheqjen e trupave nga Afganistani” shkruan zonja Xhaçka. “Ka ardhur koha që afganët 🇦🇫dhe forcat politike të marrin pronësinë e këtij procesi paqeje. 
Shqipëria është e gatshme të tërheqë trupat e saj, së bashku dhe në koordinim me Aleatët” tha zonja Xhaçka.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme