I renditur i 11-ti në listën e Vlorës, tërhiqet deputeti i PS

Politikë | 6 vite më parë

Një tjetër deputet i Partisë Socialiste është tërhequr nga gara për deputetë duke qenë i pakënaqur nga renditja e tij. Largimi i deputetit u bë i ditur nga Rama gjatë konferencës për shtyp,por që më pas mësohet se bëhet fjalë për deputetin Alket Hyseni.

Alket Hyseni fillimisht u përfol që nuk do të ishte fare në listën e kandidatëve, pasi me afrimin e ministres Anila Denaj do të zhvendosej dhe nuk ishte pjesë e listës së PS-së. Por më vonë ai u rendit i 11-ti në listën e qarkut të Vlorës. Hyseni sipas një përllogaritje të thjeshtë, nuk arrin të bëjë pjesë në listën e fitores së sigurt në qarkun e Vlorës.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme