PD: Vlerësimi i dëmeve nga tërmeti, politik dhe korruptiv

Politikë | 6 vite më parë

Partia Demokratike dega Korçë, në një deklaratë për mediat këtë të shtunë, ka denoncuar përjashtimin padrejtësisht nga procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti të disa banorëve të Korçës dhe rrethinave, edhe pse shtëpitë e tyre ishin të pabanueshme.

Më tej Tasi ka shtuar se, teksa banorët e prekur nga tërmeti, u zhytën në borxhe, për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara, Edi Rama zbraste dhe bastiste arkën e shtetit për një grusht oligarkësh që e mbajnë peng.

Gjithashtu Teki Kolaci, banor i fshatit Pulahë, ka denoncuar përjashtimin nga skema e ndihmës ekonomike dhe nga procesi i vlerësimit të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti. Sipas tij kjo është bërë për motive politike.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme