Ambasadorja amerikane përshëndet kreun e SPAK

Politikë | 6 vite më parë

Hetimet dhe arrestimet e SPAK, Kim ka pëshëndetur dhe inkurajuar hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Zonja Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e SPAK, Arben Kraja, përmbajtjen e së cilës e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter. “E telefonova sot për të shprehur falënderime dhe për ta inkurajuar për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK. Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por ne tani po shohim rezultate. Le të vazhdojmë të ecim së bashku, hap pas hapi”, shkruan ambasadorja amerikane Yuri Kim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme