Meta: Partitë politike të zgjedhin kandidatë me integritet

Presidenti Ilir Meta nga Korça ka bërë apel për partitë politike që të zgjedhin kandidatë më integritet, pasi sipas tij 25 prilli do të jetë një referendum edhe më i rëndësishëm se ai i vitit 1994. Sipas presidentit fakti qëështë bërë një ligj për dekriminalizimin tregon se ky ka qenë një problem serioz i politikës sonë.
Meta i është përgjigjur edhe interesimit të gazetarëve lidhur me komentet e ish kryeministrit Fatos Nano, kur i faturoi presidentit 7 mëkatet e biblës. “Zero komente për zero zero dhe të merresh me kumar dhe të citosh Biblën nuk shkon”, tha Meta, pas vizitës së tij në Myftinë e Korçës.
Presidenti i Republikës lidhur me marrëveshjen për detin është shprehur se vendi e ka një kushtetutë dhe një vendim të gjykatës kushtetuese për këtë çështje.
Sipas presidentit Meta është faji i politikës shqiptare që edhe sot jemi jashtë Europës, ndërsa tashmë është vënë në diskutim edhe e ardhmja europiane e Shqipërisë. Pikërisht për këtë Meta i ka bërë thirrje shqiptarëve që më 25 prill të votojnë për interesat e Shqipërisë, të votojnë kundër shpopullimit dhe pro të ardhmes europiane të vendit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




