Balla: PS, e vetmja parti politike që gruas i ka dhënë dinjitetin që meriton

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bëri një takim me gra dhe vajza sipërmarrëse në Elbasan. Gjatë takimit zoti Balla tha se “pas zerimit të TVSH-së dhe Tatim Fitimit, gratë sipërmarrëse sot janë më të sigurta në bizneset e tyre dhe punojnë për të rritur mirëqenien e familjes e padyshim për të rritur punësimin”.

Në krahasim me vitin 2013 është rritur me 30%  numri i grave sipërmarrëse dhe drejtuese në ndërmarrje; përfaqësimi i grave në parlament arriti 29% dhe 36% në këshilla bashkiakë. 

Balla shtoi më tej se në vitin 2013 ku mori pushtetin PS gjeti një sistem pensionesh drejt falimentimit dhe u desh shumë punë për ta çuar në shinat e duhura. Sekretari i Përgjithshëm i PS, pavarësisht edhe vitit të vështirë, Qeveria Shqiptare arriti të indeksojë pensionet. Duke përmendur të gjithë sektorët ku transformimi ka qenë i jashtëzakonshëm si në shëndetësi, arsim, mjedisi.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë është të nxisim punësimin. Por jam krenar sot që numri i sipërmarrjeve që punësojnë gra e vajza në Elbasan është tre herë më i madh; për nga numri i të punësuarve është 5 herë më i madh.  Të gjithë e dimë që në 2013 në Elbasan ishte vetëm një ndërmarrje punësuese, Kurumi që punësonte vetëm burra.”tha Balla.

Gjithashtu Balla shtoi më tej se puna për Elbasanin do të vijojë dhe qyteti i kulturës dhe dijes do të vazhdojë të mbajë dinjitetin që meriton.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme