Patozi: Zgjidhja është në mes

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi u bëri thirrje qytetarëve që më 25 prill të votojnë për një alternativë të tretë, që është mes opozitës dhe mazhorancës.“Ndryshimi nuk është një sllogan i rëndomtë fushate, i cili mund të vijë lehtësisht, mjafton që ta përmendësh. Por është një sipërmarrje e vështirë, që kërkon kurajo, përkushtim, ndershmëri dhe vizion të qartë që të arrihet. Ai nuk mund të vijë kurrësesi prej atyre që po gulçojnë të kërrusur nga mbipesha e pushtetit, duke u përpjekur për ta mbajtur atë me thonj e me dhëmbë. Sepse të njëjtën gjë kanë për të bërë, edhe 100 vjet të tjera po të kenë mundësi. Por as nga ata që po vringëllijnë hanxharët dhe kanë ngjeshur lugët në brez të babëzitur, duke pritur thjesht që të vijë një ditë radha e tyre e gjuetisë. Duke mos ndryshuar asgjë, madje as edhe rregulloren për mbajtjen e çiftes. Zgjidhja është alternativa e tretë, si e vetmja mundësi për të qetësuar sadopak epshet e syskuqurve në të dy krahët, që i kanë dhënë të gjitha provat dhe garancitë, se po e patën në dorë, e fusin në mes këmbëve Shqipërinë për ta shqyer dhe copëtuar. Voto bindjen dhe jo thjesht partinë tënde më 25 prill!”shkruan në rjete sociale Patosi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



