Rama ironizon Bashën: Zgjidhni të qeshni apo të qani!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga deklarata e kreut të PD-së Lulzim Basha gjatë prezantimit dje të programit për arsimin. Në mënyrë ironike zoti Rama komenton premtimin e Bashës për pajisjen me kompjuterë për çdo shqiptar brenda 4 viteve të ardhshme duke e krahasuar me premtimin e Berishës 16 vite më parë.
“MIRËMËNGJES , dhe duke ua lënë juve ta zgjidhni të qeshni apo të qani, ju uroj një ditë të qeshur. Në respekt të së Drejtës së Autorit, sqaroj se ky skeç virtual është marrë nga një faqe e quajtur DNSH”, shprehet kryeministri Edi Rama krahas videos.
Një ditë më parë, Kryetari i opozitës Basha premtoi për pajisjen me kompjuterë për çdo shqiptar brenda 4 viteve të ardhshme, një premtim ky edhe i ish-kreut të PD-së dhe ish-kryeministrit Sali Berishës 16 vite më parë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




