Programi i PD-së, Balla: Avantazhon të pasurit dhe defavorizon të varfrit

Politikë | 6 vite më parë

Numri dy i socialistëve, Taulant Balla ka kometuar programin politik të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, të cilin e konsideron një ogur të keq.  Sipas tij, kryedemokrati kërkon të heqë ndihmën ekonomike. Por, ai shtoi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë, pasi nuk do ta marrë pushtetin.“Basha ai është fati ynë si kundërshtar dhe fati i keq i Shqipërisë që nuk ka sot një parti në opozitë që të krijojë besim. Por ju lutem mos bëni gafat që bën Luli se nuk ka 700 liqene Belshi se do kisha dashur shumë të ketë por nuk i ka. Sa i përket programit të Lulit dua t’u them disa çështje. Basha ka në plan ta heqë skemën e ndihmës ekonomike, por ky plan s’do bëhet kurrë se shanset që Basha të marri qeverinë janë aq sa ekipi i Belshit të shpallet kampion në futboll në Shqipëri. Në 2021 tentojnë të rikthejnë një politikë që avantazhin ka të pasurit dhe defavorizon të varfrit, është një ogur i keq i opozitës.” tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit, kërkoi nga opozita të votojë sot ligjin për azilin, si një ndër detyrat që shqipëria duhet të përmbushë ndaj BE-së.  “ky është një ligj tejet i rëndësishëm, një detyrim që Shqipëria ka në kuadër të procesit të integrimit europian. Opozita dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit Euroipan dhe njëkohësisht kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit ta mbështesë sepse përmbush një prej detyrave të shtëpisë”, tha Balla.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme