Komisioni i Posaçëm për Dick Marty, kërkesë për informacion 5 institucioneve

Komisioni i Posaçëm për Raportin e Dick Marty u ka dërguar ditën e sotme një kërkesë për informacion 5 institucioneve në vend. Kjo kërkesë u është dërguar SHISH-it, Ministrisë së Jashtme, Prokurorisë së Përgjithshme, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Brendshme. Komisioni kërkon dokumentet që lidhet me objektin e Komisionit të Posaçëm. Dokumentet e kërkuara duhet t’i dorëzohen këtij komisioni brenda datës 11 janar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




