Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj: Fatkeqësisht, Voltana Ademi, nxiti të miturit për akte dhune

Politikë | 6 vite më parë

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gonaj, tha se është e papranueshme dhe fatkeqësi se si kryerja e Bashkisë, duke iu referuar Voltana Ademit, të nxisin të miturit për dhunë.

“Është shumë e vështirë për të rehabilituar të mitur që kanë kryer vepra penale dhe sot opozita i nxit të kryej akte të dhunshme. Është një fatkeqësi ku një drejtues si kryetar bashkie të nxisë të miturit të kryej këto akte. Të miturit janë tërësisht të paorganizuar në mënyrën si i kryejnë aktet e dhunës dhe po dëmtojnë edhe qytetarët e tjerë, jo vetëm policisë. Në rastin konkret është një akt individual. Në ndryshim nga 21 janari ku u urdhërua vrasja e 4 qytetarëve. Qeveria nuk i ka dhënë mbrojtje këtij efektivi të policisë. Janë organet e drejtësisë që duhet të nxjerrin e përgjegjësisë së policit. Nga protestat kërkohet drejtësi por nuk mund të ketë një vendim të menjëhershëm për këtë efektiv. Besoj se në këtë ngjarje, vetë qeveria nuk hidhte baltë në drejtësi siç nodhi më 21 janar. Ne kemi kërkuar të bëhet një hetim. Sot vëmë re se kemi një protestë të dhunshme. Nuk meriton të konsiderohet protestë përsa kohë që lidhet me aktet e dhunës. Të miturit janë nxitur nga segmente politike të PD-së dhe LSI-së. Janë përdorur nga subjekte politikë duke qenë dhe vetë prezent në protestë sikur ishte dhe rasti i Shkodrës. Të gjithë personat që nxisin akte të ndryshme penale përmes të miturve nën 14 vjeç dënohen deri më 4 vite burg.Kjo është një fatqetësi shumë e madhe sidomos nga ato parti që flasin shumë për të rinjtë, se si këto largohen dhe se duhet të kenë më shumë vëmendje, por nga ana tjetër i përdorin. Prindërit duhet të kenë kujdes që fëmijët të mos përdoren nga politika. Rasti i Shkodrës, Voltana Ademi ka qenë vetë në protestë. Përpara se drejtuesit e institucioneve të marrin pjesë në këto protesta duhet të marrin parasysh përgjegjësitë e tyre ligjore dhe morale. Ndjej një keqardhje që për atë politikë që po ndërtojmë për të ndaluar të miturit të shkojnë në rrugën e krimit, e shohim që këto lëkunden nga parti politike që duan të marrin drejtimin e vendit. Opozita nuk vjen në pushtet duke përdorur fëmijët”, tha Gjonaj për Report tv.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme