Bashkia Korçë: Pushteti nuk fitohet me tym e flakë, por me vota të lira

Politikë | 6 vite më parë

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Bashkisë së Korçës, lidhur me deklaratën e Partisë Demokratike këtë të premte. Larisa Katundi, drejtore e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë Korçë, në një dalje për mediat, ka thënë se, me deklaratën e sotme dega e Partisë Demokratike në Korçë, legjitimoi aktet e dhunshme të një grushti njerëzish, të cilët dje pasdite, kanë përdhosur imazhin e qytetit me akte dhune, që nuk kanë lidhje me qytetarinë korçare.

Katundi ka shtuar më tej, se pushteti nuk fitohet me tym e flakë në pedonalen e Korçës, por me votat e lira të qytetarëve, të cilët në më shumë se 10 vite i kanë besuar punës, dashurisë për qytetin dhe njerëzve që me përkushtim e kanë bërë dhe vijojnë ta bëjnë këtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme