Kthimi i buxhetit, kreu i grupit të PS sulmon presidentin Meta: Djallëzore, të vonosh fondet për qytetarët

Politikë | 6 vite më parë

Numri dy i mazhorancës Taulant Balla, ka kundërshtuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për të rikthyer ligjin e buxhetit të shtetit, duke e konsideruar “një veprim të kotë”. Balla thekson se qëllimi i Metës është të vonojë fondet e rindërtimit dhe vaksinën anti-covid, por që Parlamenti shumë shpejt do ta rivotojë sipas procedurës parlamentare.

“Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot, kur aty janë planifikuar: mbështetja më e madhe për shëndetësinë dhe rindërtimin, mbrojmë jetën e qytetarëve nga pandemia, garantuam fondin për vaksinën anti-covid, rimbursojmë kurimin çdo qytetari/qytetareje shqiptare nga covid-19. Rrisim pagat me 40% për mjeket dhe personelin shëndetësor, miratuam 280 milionë dollarë për rindërtimin. Buxheti do të rivotohet menjëherë, sipas procedurës parlamentare dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi!”, shkruan Balla. /rtsh.al

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme