Basha: Pas 7 vitesh rrënim, askush nuk i beson më Ramës

Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se
askush nuk i beson më Edi Ramës”.

“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më”, tha Basha.

2 ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodjan Rasha, protesta të dhunshme kanë përfshirë kryeqytetin dhe qytete të ndryshme të vendit.

Më herët, kryeministri Rama reagoi ndaj akuzave të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha ndaj Policisë së Shtetit për rastin e vrasjes së Klodian Rashës.

“I fundit që mund të japë gjykime morale e të bëjë leksione karakteriale, për se si duhet të sillet Policia e Shtetit apo se si duhet të reagojë Ministri i Brendshëm, pas ngjarjes tragjike të natës së 8 dhjetorit, është kryetari kukull i opozitës, Lulzim Basha”, u shpreh Rama.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme