Meta në Përballë: Covid-19, situata kërkon bashkëpunim dhe transparencë

Presidenti Ilir Meta ka rezerva ndaj mënyrës së menaxhimit të pandemisë Covid-19 në vend. I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi kreu i shtetit kritikoi qeverinë ndërkohë që thotë se komiteti I ekspertëve duhet të kishte përfaqësues edhe nga opozita.
“Të përmirësohet mekanizmi reagues, të ndihmon sa më shumë njerëzit, të rriten kapacitet pritës për qytetarët që janë në gjëndje të rëndë, të përmirësohen më tej kushtet në spitalet tona, të rritet transparenca. Transparenca është e rëndësishme për të informuar publikun në kohë por njëkohësisht për të rritur besimin e publikut. Të konsolidojmë protokollet. Kërkon frymë bashkëpunimi jo një arrogancë e cila vendos mbi profesionalizmin. Në komitet të përfshiheshin dhe përfaqësues të opozitës sepse dhe opozita ka mjek shumë të shquar të këtyre fushave. Do të ishte më mirë dhe për opinionin publik.” – tha Meta në Përballë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




