Kreu I PD-së Gjirokastër Dasho Aliko, mesazh për 8 dhjetorin

Të dashur gjirokastritë! Sot është një ditë e shënuar jo vetëm se lindi forca jone politike dhe e gjithë shqiptarëve, por është një ditë e madhe sepse me 8 dhjetor 1990 u rrëzua diktatura duke dëshmuar forcën e njerëzve të bashkuar për liri dhe demokraci. Vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë për forcën që treguan studentët e 8 dhjetorit, në mënyrë që të ecet përpara në betejën për demokraci. Partia Demokratike, e cila lindi bashkë me lirinë politike në dhjetor 1990, do të jetë përherë në ballë të përpjekjeve për liri e demokraci. Në këtë ditë të shënuar nderim, respekt dhe përulje për të gjithë ata studentë gjirokastritë që iu bashkuan kësaj dite 30 vite më parë në kryeqytet. Misioni ynë sot është rikthimi i demokracisë së munguar në vend nga qeverisja kleptokrate. Gëzuar 8 dhjetorin!
Me respekt, kreu I PD-së Gjirokastër , Dasho Aliko
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




