Kryeministri Rama poston foton historike të dy ish presidenteve të Kosovës: Liria ka emër

Politikë | 6 vite më parë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar  foton historike te dy ish presidenteve te Kosovës, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi ku është nënshkruar Marrëveshja e Rambujes.
Në Konferencën e Rambujese u bënë bashkë e gjithë udhëheqja e Kosovës dhe ajo e UÇK e përfaqësuar nga Thaçi për të firmosur paqen me Serbinë, një marrëveshje e propozuar nga NATO, por që u refuzua nga Republika Federale e Jugosllavisë, duke shënuar dhe nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.
Nisma ‘liria ka emer’ ka nisur që prej ditës kur 4 ish drejtuesit e UÇK-së,  Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë të akuzuar për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç’njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme