Basha në Kukës, takon qytetarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël

Politikë | 6 vite më parë

 Në takimet me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit të vogël nëKukës, Kryetari i PD-se Lulzim Basha prezantoi pjesë të programit ekonomik të Partisë Demokratike, që do të zbatohet ne rast fitoreje në zgjedhje. Basha tha se ulja e taksave dhe mbështetja e biznesit duke krijuar klimë miqësore për të, do të jenë prioritet i qeverisjes së ardhshme. “Rruga e vetme që t’i dilet përballë kësaj të keqes është paketa për familjet dhe bizneset, pasi rrezikohet faliment. Biznesi si ky i huaj, nëse ju largoheni, nuk është dikush që mund të nisë direkt, pasi do trajnim. Është gjendje e vështirë, por dua t’ju japë kurajo juve dhe zonjave në Kukës. Jeni shembull i punës, i inovacionit dhe kurajës. Na e mbushni zemrën me gëzim, pasi krenohemi me ju. Prioritet i asaj qeverise, i qeverisë së ardhme, i imi, është ndihma për familjet në nevojë dhe sipërmarrjet”tha Basha.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme