Ministri i Jashtëm gjerman Maas , falenderon kryeministrin Rama
Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, ka falenderuar kryeministrin Rama i cili mban edhe kryesimin e radhës të OSBE në emër të Shqipërisë. Mass ka vlersuar kompromisin e arritur, balancën gjinore e gjeografike ne emërimin e drejtuesve te institucioneve dhe punën e bërë gjatë drejtimit të OSBE.
“Për kompromisin e arritur në emërimin e drejtuesve te institucioneve duhet falenderuar Kryesia shqiptare. Ju i dashur Edi Rama dhe ekipi juaj ia dolët qe ekipi i ardhshëm drejtues te jete jo vetëm i kualifikuar larte, por edhe që për herë të parë në historinë e OSBE-së të përputhet me pritshmeritë për respektimin e kriterit të balancës gjinore dhe asaj gjeografike. Per sa me lart, meritoni mirenjohjen dhe falenderimin tone”, tha Maas. /rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




