Basha: Shqipëria vendi që investon më pak për kujdesin shëndetësor
Politikë | 6 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një grafik, ku tregohet se Shqipëria është ndër vendet europiane që investojnë më pak në shëndetësi. Ai nënvizoi me anë të një reagimi në Facebook se, për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas.
“Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor. Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të ultat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor.
Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund ti paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe ti bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen.
Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë”.

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




