76-vjetori i Çlirimit/ Meta: Duhet një ndryshim i jashtëzakonshëm, të rinjtë të marrin në dorë fatet e tyre

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta zhvilloi sot homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Në një prononcim për mediat, Presidenti i Republikës Nu shpreh se nuk ka asnjë debat për datat, pasi për të është vetëm 29 nëntori për çlirimin. Për mua nuk ka debat për datat, është e provuar dhe argumentuar nga histografia. Nuk ka asnjë përpjekje që unë të eklipsioj LANÇ. Një pjesë e madhe e udhëheqësve të kësaj lufte u persekutuan gjithashtu, kishin qëllime të kundërta nga pushteti. Absolutisht ka qënë luftë e jashtëzakonshme që shpëtoi Shqipërinë nga ndarja. Edhe sot ka ligje që fajësojnë Shqipërinë si një vend sulmues. Falë atij gjaku ne shpëtuan shtetin tonë dhe në këtë drejtim duhet të jemi mirënjohës për atë epope të jashtëzakonshme.” tha Meta
Ndërkohë që shtoi se të gjithë shqiptarët duhet të marrin fatin e tyre në dorë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.u shpreh se sot nderohen të gjithë ata djem e vajza që nuk pranuan pushtimin. Presienti bëri thirrje për të rinjtë që të sjellin ndryshimin që aq shumë kërkohet në Shqipëri.
“Të rinjtë e Shqipërisë kanë një detyrë shumë të madhe, por më të lehtë, vetëm se duhet të kenë më shumë vetëbesim, angazhim, me qëllim që të ndalin shpopullimin e Shqipërisë. Edhe të bëjnë të mundur që ata që kanë ikur të kthehen dhe të kontribuojnë në vendin tonë. Mendoj se populli shqiptar ka treguar në çdo moment të vështirë që di të ngrihet mbi përçarjet dhe unë jam tepër optimist që shqiptarët e kanë të qartë që kërkohet një ndryshim i jashtëzakonshëm dhe duhet të marrin fatet e tyre në duart e tyre, nuk kanë nga të presin”, tha presidenti Ilir Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




